Talenti anglez, Jadon Sancho ka bërë historinë në Bundesliga me golin e tij të fundit të shënuar për Borussia Dortmund. Sancho erdhi pa shumë bujë nga Manchester City, por shpejt u bë e qartë se do të ishte e pamundur të injoroheshin potencialet e të riut. Ai është bërë titullar i rregullt që nga shpërthimi në fushën e lojës dhe tashmë është shndërruar në yllin e skuadrës së Lucien Favre. Të shtunën Sancho ka arritur të shënojë golin e parë në minutën e 32-të ndaj Hoffenheimit. Ky gol ka bërë që talenti anglez të hyjë në historinë e kampionatit gjerman, Bundesligas. Në moshën 18 vjeçare, anglezi është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë tetë gola në kampionatin elitar gjerman. Goli i parë i anglezit erdhi në fundin e sezonit të kaluar 2017-18, ndërsa shtatë tjerët janë shënuar në këtë sezon. Ai tani ka shtatë gola në Bundesliga, ndërsa ka asistuar edhe plot nëntë herë deri më tani këtë sezon. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb