KOSOVE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mendon se shërbeu si shembull i mirë për të tjerët. Në një intervistë për televizinin pulbik në Kosovë, Jahjaga thotë se vendosja e saj në krye të shtetit, është një imazh i mirë për vendin i cili po përballet me presione për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Jahjagës, krijimi i këtij institucioni është obligim që duhet ta kryejë vendi, përndryshe mund të ketë pasoja të dëmshme.

Jahjaga tha nëse Kuvendi nuk e miraton themelimin e gjykatës speciale alternativa që na ofrohet nuk është e favorshme për shtetin e Kosovës dhe është e rrezikshme.

Në këtë intervistë presidentja Jahjaga foli edhe për fundin e mandatit si e para e vendit dhe të ardhmen e saj politike. Ajo u pyet edhe se për çfarë qytetarët e Kosovës do ta mbajnë në mend presidenten Jahjaga.

“Besoj se kam qenë një shembulli i mirë i një institucioni të pa korruptuar i taksapaguesve tanë dhe për qytetarët tanë. Jam përkushtuar për imazhin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo, shkruan “koha.net”.

Jahjaga së cilës më 2016 do t`i skadojë mandati i presidentes, ende nuk ka menduar se ku do të jetë pas kësaj periudhe por ajo është zotuar se edhe pas kësaj do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës.

(el.sp/BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb