PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ditën e sotme kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së Amerikës në Kosovë.

Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Ceremonia e nisjes së ndërtimit është quajtur moment historik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb