KOSOVE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF” nuk ka pasur një paraqitje edhe aq të këndshme për publikun si për atë gjerman ashtu edhe për atë kosovar. E ftuar për të folur për çështjen e emigrimit, Jahjaga i ka devijuar pyetjeve dhe ka nisur të flasë për përparimin e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë.

Pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme të gazetares gjermane, Presidentja Jahjaga nuk ka preferuar të ndalet derisa ka përfunduar atë që ka dashur të thotë.

Pas pyetjes së parë, gazetarja ka vijuar me pyetjen e dytë, sërish për emigrimin, për miliardat e investuara në Kosovë që vendasit të mos largohen. Sërish Jahjaga ka vijuar me përgjigje që nuk kanë lidhje me pyetjen duke folur për luftën në Kosovë.

Kjo ka bërë që gazetarja gjermane të humbasë durimin dhe të ndërpresë sërish Jahjagën duke i dhënë fund intervistës.

Megjithatë, Jahjaga ka vijuar të flasë pavarësisht ndërprerjes, duke i përngjarë monologut. Gjithsesi, fakti që Jahjaga nuk ka kuptuar disa herë ndërprerjet e vazhdueshme të gazetares, të bën të mendosh që mund të ketë patur edhe probleme me audion.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb