Nga: ZONJA KATERINA

4-5 racione mish
1 qepë të thatë
1 lugë salcë
1 kg qepujka
4-5 kumbulla të thata
1 lugë kafeje sheqer
4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Kaurdisim mishin me pak vaj ulliri. Sapo mishi të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë qepën e grirë hollë së bashku me salcën e domates. Hedhim pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta.

Më pas shtojmë pak ujë dhe qepujkat. Ulim temperaturën e sobës në mesatare dhe i lemë qepujkat të ulin vëllimin dhe të zbuten pak. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të gatimit, vendosim kumbullat e thata, një majë luge sheqer dhe piper të zi të bluar të freskët.

Vendosim kapakun të cilin e izolojmë tek anët me brumë (miell i zenë me ujë) dhe e lemë jahninë të ziejë në temperaturë të ulët për 1 orë – 1 orë e gjysëm.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: