DURRËS

Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë.  Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë. Jahti me flamurin italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj raporton se pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kërkuan menjëherë ndihmën e kapitenerisë së Durrësit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, gjithçka nga ky operacion shpëtimi përfundoi pa pasoja.

Kapiteni Taulant Allka  i tha “BalkanWeb” se strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë,  jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar në breg, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: