PRISHTINE-Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka rikujtuar 22 Janarin, ditën kur Jasharajt e Prekazit u sulmuan për herë të parë nga ushtria serbe.

“Sot u mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Me 22 Janar 1998, shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qellim të zhdukjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të përjetësuar sundimin serb në Kosovë”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Në këtë sulm diversant, shkruan Krasniqi, mbetën të plagosura Iliriana dhe Selvete Jashari, dhe sipas tij ushtarët serbë u detyruan të largohen pa ia arritur qëllimit.

Jakup Krasniqi, shkruan se në këtë konflikt të armatosur me ushtarëve serbë dhe familjes Jashari, luftuan i ati i Shaban Jasharit dhe i vëllai Hamza, sepse Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, edhe pse ishte caku i serbëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: