“Unë jam afër vijës fatale. Kam pak frikë. Nëse duhet të ndalem, çfarë do të bëj? Po përpiqem ta shtyj vijën e finishit, duke luajtur dhe duke shënuar gola. Por padyshim, që të vazhdoj të luaj, duhet të qëndroj mirë fizikisht, duhet të jem në gjendje ta bëj këtë, duhet të jem në gjendje të argëtohem duke luajtur” – këto ishin disa nga fjalët e Zlatan Ibrahimovic dhënë për “ESPN”.

Sulmuesi suedez është pranë titullit kampion në Serie A me Milan, por ai mendon edhe për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen: “Nuk ka kuptim të luash nëse vuan shumë. Është më mirë të jesh realist dhe t’i thuash vetes: Kaq mjafton! Dhe fillon një kapitull të ri.

Po të mendoja për ‘pensionimin’ tim nuk do të mund të ndihmoja as bashkëlojtarët dhe as veten për të bërë atë që do të doja. Futbollistët ndjekin të njëjtin program çdo ditë, unë e kam këtë rutinë tash 25 vite. Ti je si ushtari. Unë jam afër vijës së finishit, por jo akoma mbi të”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb