Karim Benzema është pa diskutim sulmuesi më i lakuar në Evropë, për më tepër gjatë këtij rrugëtimi fantastik në Champions League, ku Real Madrid i udhëhequr pikërisht nga Benzema vuri në jetë tre përmbysje të çmendura. Benzema është për momentin favoriti kryesor për të fituar edhe trofeun më të rëndësishëm individual, “Topi i Artë”:

“Po mendoj për ‘Topin e Artë’, sigurisht që mendoj. Këto janë gjëra të rëndësishme për një lojtar. ‘Topi i Artë’ do të vij nëse bëj gjëra pozitive me skuadrën time, kështu është çdo herë. Po afrohem pak nga pak.

Vitin e shkuar u rendita në vendin e katërt, nuk isha larg, këtë vit jam ngjitur pak më shumë, kam fituar trofe me ekipin tim. Më takon mua të bëj më mirë, të bëj më shumë. Një gjë e them me siguri, tani jam bërë sulmuesi që gjithnjë kam ëndërruar”, u shpreh Karim Benzema.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb