Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë dhe vlerësoi nismën e shoqërisë civile “Nisma kombëtare për Referendum” që ka në themel të sajin instalimin e ligjit për Referendumin.

“Nuk kemi kuadër të mjaftueshëm ligjor për ta bërë të mundur referendumin, ose me saktë kemi mekanizma që e bëjnë të pamundur referendumin”, th Meta duke dalë në krahë të nismës së shoqërisë civile.

“Do bëj gjithçka që kam në dorë për t’i shërbyer kësaj nisme deri në realizimin e saj efektiv. Presidenti ka për detyre të ruajë bashkimin e popullit. Jam betuar me dorën mbi Kushtetutë, e ndjej si detyrë atdhetare, situata e rëndë në të cilën populli s’ka qenë kurrë më parë, si funksionim shtetëror flas, jam i sigurt që të gjithë se bashku duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë. Le ta quajmë këtë si zgjim të shoqërisë civile. Mbështet si President nismën me shumë forcë, shpresoj që ky kuvend të bëjnë një punë të mirë, ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit që referendumi të jetë efektiv, Vetëm të bashkuar në referendume mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe zhbëjmë çdo cenim të interesit kombëtar dhe publik. Unë them: O tani o kurrë! Jam i bindur që kjo gjë do ndodhë, e kemi për detyrë që ta instalojmë përfundimisht ligjin mbi referendumet”,- u shpreh Meta.

Shqipëria, sipas Kreut të Shtetit, nuk duhet t’i ngjajë Kolumbisë, por Zvicrës e cila nuk resht së bëri referendume.

“Nuk mund të kemi një Kolumbi por një Zvicër në Ballkan. Ajo që na mungon nga Zvicra është Referendumi. Ne e kemi detyrim kushtetues të vendosur prej 22 vitesh. Një pakicë nuk mund të sundojë mbi gjithë shumicën që është populli”,- vijoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb