Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ që kishte porositur kontejnerët me banane në Kolumbi ku u gjetën 613 kg kokainë më 28 shkurt është arrestuar sot në Gjermani falë bashkëpunimit të Policisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Ndaj tij ka një proces të hapur për drogën që u kap në Maminaj. Por një ditë pas kapjes së drogës Çekaj ka folur ekskluzivisht për herë të parë në një lidhje telefonike për News24 .

Ai mohoi akuzat atëherë dhe tha se ishte nisur për në Shqipëri për të dhënë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modest që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën.

Çekaj u shpall në kërkim nga policia pas kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, si pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Ai deklaroi atëherë se ishte një biznesmen modest në Shqipëri dhe se ka shumë spekulime në media e çdo gjë politizohet.

INTERVISTA
Cili është versioni juaj?
Që nga viti 2012 unë jam regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë dhe kompania ime që është shumë modeste dhe sot për fat të keq u bë shumë e njohur. Dua të sqaroj problemin tim sepse unë nuk kam asnjë lidhje me drogën e kapur, theksoj jo me Arbri Garden. Sepse po spekulohet shumë në media kush ka porositur drogën. Arbër Çekaj ka porositur çdo javë fruta nga Kolumbia, nga Ekuadori, nga Amerika Latine sepse bananet për fat të keq nuk bëhen në Shqipëri ose limonë dhe portokalle nga Argjentina, nga vendet e tjera dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera që janë të paligjshme.

Si u vutë në dijeni me këtë që po ndodhte, me drogën e kapur? Kush ju njoftoi?
Problemi është këtu. Në qoftë se do futeshin të gjithë në burg, pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontejnerë nuk do kishim asnjë frut për të shitur qoftë në Shqipëri, qoftë në Europë. Tani që t’ju sqaroj me dy fjali. Unë porosis në Kolumbi dhe kam një kontratë për katër kontejnerë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi dhe porosis 1050 arka banane që janë në kontejnerë, ose 20 paleta. Kontejnerët nuk kanë lidhje fare me kompaninë “Arbri Garden” sepse janë të firmave. Aty asnjë person nuk është kapur në flagrancë, thjesht janë kapur personat që po prisnin gjithë ditën që të vinin kontejnerët për t’u shkarkuar. Kanë shkarkuar kontejnerin e parë.

E kanë lënë në port me orë të tëra Donaldo Lushaj, i cili është thjesht aty në mungesën time, ka shkuar aty sepse duhet të ishte dikush i kompanisë me gjithë kolegun e tij dhe e gjitha kjo aty. Nuk ka asgjë të paligjshme nga ana jonë. Unë nuk kam as kamion timin. Do shkarkoheshin 20 paleta për 20 minuta, do ikte kontejneri dhe pastaj policia do e gjente se ku do shkonte droga meqë thonë lart e poshtë se kanë një informacion dhe për këtë përgëzoj Shqipërinë apo partnerët që kanë gjetur drogën dhe unë jam pro gjetjes së drogës dhe pro ndalimit të të gjitha rrogave se për vete as duhan nuk pi, jo më të kem lidhje me drogën. Kjo është e vërteta. Kontejneri është i firmës. Edhe kamioni edhe shoferi nuk ka lidhje as “Arbri Garden” as me Arbër Çekaj.

Ju thoni që kontejneri që erdhi në kamion do shkarkonte vetëm 20 paleta tek ju dhe zakonisht çfarë ndodhte? Largohej kontejneri me gjithë kamion, apo qëndronte aty?
Ky është problemi që dua t’jua shpjegoj. Kontejnerin e lënë maksimumi 20-30 minuta dhe ikën dhe kthehet në depot e firmës, ose në port ose ku t’i kenë punët ata. Kontejneri nuk është i “Arbri Garden”, është i firmës.

Kur ndodh shkarkimi i bananeve, kontejneri qëndron gjithë kohës në kamion? Ju shkarkoni bananet dhe ai vazhdon rrugën?
Po. Nuk ka si të shkarkohet kontejneri me banane se duhet të ketë pajisjet që çojnë 40 ton. Rri kontejneri me gjithë banane e me shofer aty 20-30 minuta shkarkohet dhe kthehet mbrapsht. Nuk rri aty fare dhe s’ka punë të rri fare aty sepse nuk është pronë e imja. Të miat në këtë rast janë vetëm bananet.

Pasi largohet, në port a ka kontejnerë të tjerë në portin e Durrësit?
Më falni që po ju drejtohem juve. Ju po mbyllni një biznes të ndershëm në Shqipëri që ka 4-5 mln euro xhiro në vit të paktën. Është shumë modeste shuma duke e krahasuar me kompani të tjera, konkurrente ose kolege i quaj unë se janë në Shqipëri por po bën përparimin e duhur. Unë në javë porosis 4-6 kontejnerë vetëm banane. 4-6 kontejnerë vetëm banane në javë, i bie të jenë diku më shumë se 300 mijë arka në vit vetëm nga Kolumbia.

Zoti Çekaj sipas jush kush e ka mbushur kontejnerin?
Në qoftë se do ta dija do isha më i zgjuari i botës.

A keni dyshime ose version tuajin?
Të gjithë e dinë se nga vendet latine ka problem me drogën siç ka me marijuanën në Shqipëri. Të gjithë kriminelët, narkotikët, përdorin kompani, siç mund të jetë ‘Arbi Garden’ apo kompani të tjera të fuqishme, për të bërë transport droge. Kjo nuk është hera e parë. Në Holandë dhe në botë ndodh edhe më shumë sepse portet janë më të mëdha. Unë di të them vetëm një gjë që kontejneri nuk është ngarkuar për ‘Arbi Garden’ dhe nuk ka qenë për tek unë. Frutat janë ngarkuar në Kolumbi për Arbi Garden, janë të sakta. Nëse unë do të bëja një gjë, s’do e kisha pasur në nevojë të merresha me kontejner. Frutat do rrinin në magazinën time, ai kontejner do ikte prapë, në Gjermani apo diku tjetër. Se di unë.

Ju thatë se jeni nisur drejt Shqipërisë. Kur u larguat nga vendi?
Tani ka një të vërtetë tjetër publike aty që thuhet se jam arratisur. Unë nuk arratisem me gruan time. Kam ikur nga Shqipëria, por jo nga Rinasi. Unë nuk kam ikur, jetoj në Shqipëri. Por jam dhe rezident në Gjermani. Arsyeja e largimit tim ishte thjesht familjare. Do vija sa më shpejt.

Ju u larguat me gruan, por kur?
Për në Gjermani. Jam larguar nga e shtuna. Pro nuk jam larguar nga Rinasi. Është e pavërtetë tjetër. Ju kërkoj juve publikisht dhe kolegëve tuaj, ju falënderojmë që ju kemi gazetarë, që boll ka qenë koha kur kishim vetëm një televizion, por mos përhapni lajme ‘fake neës’. Mirë për politikën por jo për një familjet të ndershme. Që të dali e ndershme, do i kërkoni shumë falje.

Nga keni dalë nga Shqipëria për në Gjermani? Kur mendoni të ktheheni në Shqipëri dhe pse pritet kaq gjatë për të reaguar? Lajmi ka dalë që dje në mëngjes…
Në momentin e parë që ka ndodhur lajmi, kam prerë biletën për në Shqipëri. Por kur kam parë të gjithë politikanët shqiptarë me radhë që kanë thënë; ky është i PD, ky është i PS, ky ka lidhje me këtë bandë, me atë. Për fat keq unë jam një shqiptar, një tropojan që s’di të përdor ndoshta dhe për fatin e mirë as armën dhe jo lidhjet me bandën. Nuk kam qenë as bandit dhe as i njohur me thënë të drejtën. Nuk kam pasur kurrë probleme me qeverinë shqiptare, as me atë gjermane dhe as me vendet e Europës. kam lëvizur gjithmonë i lirë dhe do jem i lirë. Ideja është se kam lëvizur nga Kosova pasi bileta e avionit është më e lirë. Ka edhe linjë direkte për Dyseldorf. Unë bëj gjithmonë unë lëviz Prishtinë-Dyseldorf.

Këtë itinerar do ndiqni dhe kur të ktheheni?
Të njëjtin itinerar do ndjek. Nga Kosova dhe do vij në Shqipëri dhe do shkoj tek autoritetet pa pikë problemi. Po thuhen shumë të pavërteta. Unë ju them bravo u qoftë atyre që kapën drogën, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Por ju lutem shumë mos ia faturoni një njeriu, një Donaldi të gjorë që punon për 250 euro në muaj ose 400 mijë lekë të vjetra apo një Arbri që është 24 or në punë, pa pasur fakte të tilla. Apo të më bëni bandit, përpara gjithë shqiptarëve pa qenë e vërtetë. Nëse do ishte e vërtetë do ishte e mbarë.

Jeni i gatshëm për prokurorinë?
jam i gatshëm që të shkoj në të gjitha prokuroritë. Kam kapur një avokat në Gjermani për të drejtat administrative, civile dhe penale. Avokati në Shqipëri të kompanisë time. Skam asnjë lidhje me politikën, as i krahut të majtë dhe as i krahut të djathtë, madje as nuk kam votuar që ta dinë dhe gjithë shqiptarët. As nuk kam dikë në qeveri dhe as nga ana ekonomike. Nuk kam as vila dhe as saraje, kam një shtëpi dhe jetoj me plakun në Sauk. Kam jam unë; Arbër Çekaj, një qytetar i thjesht që nuk është dënuar asnjëherë dhe s’ka marrë as një gjobë autobusi në Gjermani, dhe jo të merrem me drogë siç përflitet lartë e poshtë.

A keni një datë se kur do të ktheheni në Tiranë?
Do të vij shumë në Tiranë. Aty do isha shumë shpejt, nëse s’do të bëhej gjithë kjo..

S’keni një datë të caktuar?
Do vij shumë shpejt, sapo të më thotë avokati dhe do vij në Shqipëri. Do arrestohem patjetër, pasi kështu është sistemi jonë, i gabuar. Por s’mund ta zgjidh unë. Por këtu po bëhet një super-shoë televiziv, politik. Edhe të gjitha për ‘peshqit’. Unë nuk jam as bretkosë e jo më peshk, sepse skam fare lidhje me peshq e peshkaqenë. Por ju lutem shumë ju shqiptarët e mirë, që keni vuajtur nga korrupsioni i palëve politike që mos ta hanë këtë për peshk se s’ka fare lidhje me peshq. Policia mund ta bënte fare mirë një verifikim se e kujt ishte droga. Të priste nëse do e hapnim ne kontejnerin dhe do shkaktonim apo do shkonte në një vend të caktuar ai. Do dilte nëse ishte për Shqipërinë apo jo apo për vende të tjera dhe do dilte se kush ishin trafikantët ose punëtorët e tyre. Policia duke ditur se droga nuk është për “Arbi-Graden’ dhe reagoi në ato moment thjesht për shoë, pasi për fat të keq kjo është Shqipëria jonë.

Ne ju falënderojmë që kërkuat të lidheshit drejtpërdrejtë për ‘Neës24’ për të dhënë versionin tuaj…
E vërteta do dali pasi janë BE, gjermanët, avokatët dhe nuk është vetëm shteti shqiptar. Do dalë e vërteta. Falënderoj gjithë shqiptarë për mbështetjen dhe i kërkoj ndjesë familjes për shtetin e tyre dhe jo për Arbrin, pasi ai është pa precedentë dhe i tillë do jem gjithë jetën time. Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb