Një bandë kriminale që grabiste banesa në Atika të Greqisë, janë arrestuar.

Në pranga kanë rënë tre persona të moshave 20, 21 dhe 56 vjeç. Mediat greke shkruajnë se banda kishte grumbulluar 80 mijë euro dhe bizhuteri.

“Jam fqinji”, thonin ata kur trokisnin në dyert e banesave. Në momentin që siguroheshin që s’kishte njeri, vazhdonin drejt objektivit. Që prej fillimit të vitit ata anë kryer 8 vjedhje. Ata visheshin me doreza dhe fytyrë të mbuluar me kapuça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: