Laçi po has vështirë si në përgatitjen e turit të parë të Ligës së Konferencës, pasi kurbinasit nuk po arrijnë të gjejnë lojtarët e duhur për të zëvendësuar minimumi largimin e Ardit Deliut dhe Julian Shehut.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” trajneri Shpëtim Duro pohoi se gjithsesi është i kënaqur me përgatitjet që ekipi po kryen në Pogradec, si dhe tregon se skuadra ka nevojë për 1-2 përforcime. Vjet kurbinasit shkruan historinë e klubit me në krye trajnerin Duro në Europë, ku i paharrueshëm mbetet eliminimi i Universitatea Krajovë në raundin e dytë.

Rumunët tani do të përballen me Vllazninë, por sipas trajnerit Duro, Universitate është më e dobët se vjet. Ai u tregua i gatshëm të ndihmojë shkodranët apo kryesisht mikun e tij Mirel Josa, nëse këshillat e tij vlejnë në përgatitjet që Vllaznia do të bëjë për rumunët. Sa i përket kundërshtarit të tyre në Ligën e Konferencës, trajneri Duro pohoi se janë koherent me situatën e Iskras, kur dihet që malazezët kanë ndryshuar shumë në këtë periudhë. “Timonieri” i kurbinasve tregon edhe si ia del Laçi ndaj Iskra Danilovgrad.

Si po shkojnë përgatitjet, kur dihet që të larguarit zyrtarisht nuk i keni zëvendësuar?

Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Kushtet janë shumë të mira, sa i përket akomodimit, por edhe fushës së Pogradecit. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë përkushtuar për këtë terren. Janë kushte shumë të mira dhe ne po përgatitemi intensivisht me nga dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite.

Për dy ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencës ndaj Iskras prisni përforcime apo llogaritë i bëni me grupin që keni?

Po punojmë për një ose dy përforcime, por deri në këto momente nuk kemi gjetur njerëzit dhe lojtarët e duhur për atë që kemi nevojë.

Cila është gjendja e skuadrës dhe ku i keni mangësitë për momentin?

Ne kemi lojtarë si në repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, ku kemi pasur largimet. Por e rëndësishme është që largimet e Deliut dhe Shehut të plotësohen dhe këtë gjë e kemi si objektiv për të shtuar organikën e repartit të mesit të fushës. Kuptohet, me lojtarë cilësorë.

A keni krijuar ndonjë imazh për kundërshtarin, i cili ka bërë shumë ndryshime në këtë periudhë merkatoje?

Po marrim informacion përditë për skuadrën e Iskras. Jemi koherent me situatën. E dimë që nga radhët e kundërshtarit janë larguar disa lojtarë, por edhe që i kanë zëvendësuar me prurje të reja.

Si ia del Laçi ndaj Iskras?

Si ia del? Çdo ndeshje në Kupat e Europës është e vështirë. Duhet vlerësim dhe seriozitet për çdo kundërshtar dhe vetëm kështu mund t’ia dalësh.

Vllaznia luan në turin e dytë me Krajovën që e eliminuat vjet. A ju ka kontaktuar ndonjë nga Shkodra, dhe nëse ju kërkon Josa ndonjë këshillë do ta ndihmoni për sfidën ndaj rumunëve?

Universitatean e njoh shumë mirë, për arsyen se jemi përballur me rumunët në sezonin e kaluar. Na rastisi që t’i përgatisim dhe t’i studiojmë me shumë vëmendje ato dy ndeshje.

Kanë një pjesë të lojtarëve që kanë qenë edhe në sezonin e shkuar, por e them me bindje se Krajova është më e dobët se vjet, pasi kanë ikur shumë lojtarë kryesorë nga ekipi i vjetshëm. Deri tani nuk më ka kontaktuar asnjë nga Shkodra, por çdo përfaqësues i Vllaznisë që kërkon të më kontaktojë e ka derën e hapur, aq më shumë Mireli (trajneri Josa) që jem/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: