Presidenti malazez dhe kreu i DPS-së, Milo Gjukanviç deklaroi sot se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga politika.

Gjukanviç, i cili u konsiderua së fundmi nga kryeministri në largim Dritan Abazoviç si një mbrojtës të kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, tha se ai është gati të tërhiqet nga jeta politike në momentin që gjenden disa nga kompanitë e fshehura në vend ose jashtë vendit.

“Kur për herë të parë gjejnë një cent para të fshehura në bankat vendase apo të huaja, mesazhi im është – ia jap Dritan Abazoviçit”, tha Gjukanoviç në konventën e mbajtur në Rozhaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në disa qytete malazeze më 23 tetor.

Gjukanoviç i quajti partitë fituese të zgjedhjeve të gushtit 2020 të mjera dhe  inferiore.

Në gusht të vitit 2020, DPS-ja e Gjukanoviçit dhe partitë partnere dolën në opozitë për herë të parë në 30 vjet.

Gjukanoviç ka bërë disa herë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit të Abazoviçit, ndërsa pak ditë më parë ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme mund të vendosen në tre muajt e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb