Alesandro Florenzi është rikthyer sërish të jetë pjesë e ekipt kombëtar pas dy dëmtimeve shumë serioze që e mbajtën larg fushave për një kohë të gjatë. Futbollisti i Romës ka marrë ftesë nga ventura për dy sfidat shumë të rëndësishme ndaj Suedisë për “play-off” e Botërorit ndaj deklaron se për t’ia arritur qëllimit është gati të lërë edhe shpirtin në fushë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam kthyer në ekipin kombëtar, ku jemi të gjithë të angazhuar maksimalisht, që nga më i riu e deri te senatori. Duhet të fitojmë dhe sigurojmë kualifikimin, sepse nuk kemi alternativë tjetër”.

NAPLES, ITALY - OCTOBER 15:  Alessandro Florenzi of Italy celebrates scoring the first goal during the FIFA 2014 World Cup qualifier group B match between Italy and Armenia at Stadio San Paolo on October 15, 2013 in Naples, Italy.  (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
NAPLES, ITALY – OCTOBER 15: Alessandro Florenzi of Italy celebrates scoring the first goal during the FIFA 2014 World Cup qualifier group B match between Italy and Armenia at Stadio San Paolo on October 15, 2013 in Naples, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Pastaj, Florenzi i karikon të gjithë me karizmën e tij: “Unë nuk kam luajtur në Kupën e Botës në vitin 2014, por tani unë dua të vdes në fushën e lojës, që të jem në atë të vitit 2018. Ndaj Suedisë luajmë të gjitha ëndrrat e një jete”.

Këtu ai ka mendimet e tij në lidhje me Suedinë: “Nuk ka më Ibrahimovicin, por Suedia ka një ekip të mirë si kolektiv. Në sulm ka lojtarë cilësorë, por ne kemi mbrojtësit më të mirë në botë. Suedezët janë gjithmonë të shkurtër, kompaktë, lëvizin së bashku, ndaj nuk do të jetë e lehtë për t’i vënë në telashe”. I pashmangshëm një mendim i tij mbi Pirlon: “Me Andrean sinqerisht kemi luajtur pak së bashku, por unë shpesh e kam trajtuar si kundërshtar. Ai thjesht shkroi historinë.”

Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet me datë 10 në Suedi, ndërsa sfida e kthimit ku me shumë mundësi do të jetë edhe përcaktuesja do luhet në “San Siro” 3 ditë më pas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb