Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar disa nga dosjet më të rëndësishme që po hetohen në SPAK. Ndërsa foli për inceneratorët apo sterilizimin dhe check-up, Lala tha se gjithashtu është habitur me një fakt te gjetur në dosjet e SPAK. Ajo tha në emisionin Opinion se një zyrtar i lartë politik ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal me nofkën “matematiku”.

Lala: Kohët e fundit jam habitur në fakt, por në një grup kriminal njëri nga zyrtarët e lartë që përmendet në grupin kriminal mbante një nofkë “matematiku”. Nuk e di kush është personi, zyrtari i lartë…

Fevziu: Rama jo, se nuk ka bërë matematikë në lice. Është zyrtar i lartë apo politikan?

Lala: Është njeri politik dhe del nga përgjimet e dy grupeve kriminale. Brenda SPAK-ut ka aq shumë dosje që mund të prekin politikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb