Kishte vendosur të mos fliste deri në përfundim të merkatos, por kjo heshtje e Mourinho-s nuk ka zgjatur shumë duke parë që drejtuesit e klubit nuk po lëvizin. Përballë një situatë të tillë, portugezit është mjaftuar me disa fjalë për t’i dërguar presidentit një mesazh të qartë:

“Shihet që jam i shqetësuar? Po, jam pak i frustruar, por i qetë, i qetë”. Këto fjalë të Mourinho-s vijnë në një moment delikat të merkatos, kjo pasi tekniku portugez kërkon me çdo kusht Paulo Dybala, largohet apo jo Zaniolo. Në lidhje me sulmuesin “azzurr”, Roma është e hapur për çdo negociatë por as që kanë ndërmend të bien pre e presionit, Zaniolo mund të largohet, por vetëm sipas kushteve të tyre.

Corriere
Corriere

Verdhekuqtë kërkojnë minimalisht 50 milionë euro, shifër kjo që duhet të paguhet menjëherë. Juve, klubi më i interesuar për Zaniolo, është tërhequr disi pasi prioritet për ta është të përforcojnë mbrojtjen. Kohët edhe fundit edhe Zaniolo po reflekton duke menduar edhe opsionin për të qëndruar në kryeqytet. Në skenarin më të mirë, atë që shpreson edhe Mourinho, Dybala dhe Zaniolo mund ta shohin veten duke luajtur të dy në një skuadër, te Roma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb