Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka deklaruar sot se skuadra e tij tashmë mund të ishte më e qetë meqë nuk gjendej më në vendin e parë në renditje.

“Ishte një humbje ndryshe nga ajo e Egnatias. Një ngushëllim i vakët, por në krahasim me atë ndaj Egnatias, ishte një ndeshje ndryshe. Por është e qartë që nuk jemi në momentin tonë më të mirë.

Sot sinqerisht nuk mund të them se kush u fut bëri keq, ishte shumë më keq të dielën. Nuk mund të them se jam i kënaqur nga rezultati, por nuk kam çfarë të them për ata që u futën.

Humbja e vendit të parë? Nga një pikëpamje jam i lumtur, se e mbyllim me këtë historinë që jemi të bukurit, të aftët, të mirët. Nuk mendoj se në këtë moment bën një ndryshim të madh. Marrim pikët qe kemi dhe futemi të punojmë me qetësi. I parë, i dytë, i tretë, gjëja e rëndësishme është të rrimë aty para afër, një pikë më shumë apo më pak nuk bën ndryshim. Diferencat dhe llogaritë bëhen në prill.

Kjo është një shpullë, ajo e të dielës ishte më e fortë. Megjithëse mbetet përsëri një shpullë. Sipas meje të bën keq edhe nëse të dhemb pak, por sigurisht është edhe kjo”, tha Kolela për “Oversport” pas duelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb