GREQI

I riu Mikel Kasaj, i cili bëri bujë për shkak të arratisjes spektakolare nga Gjykata e Vlorës një vit më parë, është arrestuar në Atika të Greqisë si pjesë e një bande që merrej me vjedhje e grabitje.

Policia greke përfundoi me sukses një operacion, i cili ka përfunduar me arrestimin e 6 shqiptarëve dhe 2 grekëve. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

Kasaj, madje kur është kapur, ka thënë përpara oficerëve policorë grekë: “Unë jam i rrezikshëm, mjafton të shikoni videot në ‘You Tube’ dhe do të shihni se çfarë arrij të bëj.”. Edhe anëtarët e tjerë të bandës të arrestuar kanë deklaruar se janë të fuqishëm dhe se me to “nuk mund të merrej askush”, raporton media greke “Zougla”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas këtyre deklaratave që ka bërë Kasaj në policinë greke, oficerët kanë kontrolluar emrin e tij në “You Tube” dhe kanë parë pamjet e arratisjes të të riut nga Gjykata e Vlorës, në prani të policëve dhe stafit të gjykatës.

29-vjeçari Mikel Kasaj, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më  23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasaj ishte akuzuar për pengmarrje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb