Manuel Nojer padyshim është një ndër portierët legjendarë të Bajern Mynihut dhe Gjermanisë. Ai u detyrua të ngelet jashtë pjesës së dytë të sezonit për shkak të aksidentit që pësoi teksa po bënte ski.

Gjatë një interviste për “The Athletic”, Nojer foli për shkarkimin e trajnerit të portierëve Toni Tapaloviç të cilin e cilësoi të gabuar pasi ai ka dhënë shumë për ekipin. Ndër të tjera gjermani u shpreh se ndjehej sikur i kishin shkulur zemrën me këtë vendim.

“Toni ishte gjithmonë një lojtar skuadre me ne, të gjithë e shihnin atë në atë mënyrë. Për njëmbëdhjetë vjet e gjysmë ai nuk ka punuar për mua, por për të gjithë grupin e portierëve, për stafin trajner dhe për klubin. Ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të ndajmë punën nga jeta private. Shkarkimi i tij ishte goditje për mua, doli nga hiçi dhe nuk e kuptova fare. Realisht më shkatërroi. Ndjeva sikur më shqyen zemrën. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierën time. Dhe kam përjetuar shumë gjëra, por kjo është në një nivel tjetër. Njerëzit filluan të qajnë. Portierët janë një skuadër brenda skuadrës, por Toni ishte i popullarizuar në të gjithë skuadrën”, deklaroi Nojer./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: