Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një konference për mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vajzë e saj ndërruan jetë, pasi besonin në ringjallje.

Meta tha se shpreson që cështja të ndiqet deri në fund, duke shtuar se uron që fajtorët e mundshëm të ngarkohen me përgjegjësi.

“Jam i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Shpresoj që cështja të ndiqet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë personat që mund të kenë faj”, tha Meta.

Presidenti Meta theksoi se kushtet që ka vënë BE-ja për hapje të negociatave janë shumë të rëndësishme dhe duhet të kihen gjithmonë parasysh.

“Së dyti, do doja të theksoja se duhet të plotësohen kushtet për celjen e negociatave. Një kusht ishte edhe ai për Reformën Zgjedhore, ku sic e dini tashmë po shkon drejt udhës së duhur me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në vend”, u shpreh Meta.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb