Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se ishte “i tronditur” me atë që ai tha se ishte dështimi i Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq për të ofruar ndihmë pas shkatërrimit të digës masive Kakhovka.

Edhe pse katastrofa ndodhi shumë orë më parë, “ata nuk janë këtu”, tha Zelenskiy për gazetat gjermane Bild dhe Die Welt. “Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Jam i shokuar”, u shpreh ai.

Zelensky tha gjithashtu se ushtarët rusë po gjuanin nga distanca gjatë kohës që përpjekjet e shpëtimit ishin në progres. “Sapo ndihmësit tanë përpiqen t’i shpëtojnë, ata qëllohen nga rusët,” citohet të ketë thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb