Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike Eno Bozdo në një intervistë me Skype në “Neës 24” deklaroi se ndihet i tronditur nga gjuha e kryeministrit Edi Rama ndaj biznesit të madh, teksa i pari i qeverisë thoshte se “të pasurit duhet të japin edhe vilat nëse kanë mundësi ndaj të varfërve”.

Bozdo tha se këto janë fjalë boshe të Ramës, i cili, sipas Bozdos, nga ana tjetër mbron oligarkët dhe është në pushtet falë miqve të tij oligarkë.

“Jam i tronditur nga ky qëndrim i kryeministrit. Duket retorikë anti-kapialiste e kohës së Enver Hoxhës. Është e papranueshme që Rama flet me këtë gjuhë me biznesin. Biznesin e madh e konsideron si kulakun. Kjo ëhshtë fatkeqësi dhe hyn në populizëm e propagandë. Kryeministri para se të thotë të pasurve se shisni vilat, Shqipëria urojmë të jetë vend i të pasurve.

Para kësaj, të anulojë koncesionet që ua jep miqve të tij. Të gjitha koncesionet mund të anulohen, përvec dializës. Gjuhë e dhunshme e kryeministrit me biznesin e madh. Kjo gjuhë flet për gjendjen e rëndë mendore të kryeministrit dhe nga ana tjetër nuk heq koncesionet”, tha Bozdo.

Eno Bozdo theksoi se paketa e qeverisë është qesharake dhe se me të, nuk i jepet thuajse asnjë lloj ndihme biznesit apo shtresave në nevojë.

“Unë mendoj, por edhe shumica e shqiptarëve se paketa nuk është e plotë. Mendoj se nuk kanë dhënë sa duhet. Duke parë se cfarë kanë dhënë vendet e tjera, mund të themi se kemi dhënë shumë pak. Ajo që po bën qeveria shqiptare është pothuajse asgjë. Ndoshta mendohet për paketë të dytë, por mund të them se paketa e parë duket qesharake.

100 milionë dollarë janë pak edhe për bizneset. Është gjysmë ndihmë. Bizneset do kenë para vetëm për punëtorët dhe nuk dihet nëse ua japin vetëm punëtorëve. Ajo që do të ndodh është që punëtorët ndoshta do dalin pa punë e do të marrin pagesë papunësie”, u shpreh Bozdo.

Më tej, Bozdo tha se ekonomisë shqiptare me siguri që do i duhet 1 vit të marrë veten nga kriza ekonomike, për shkak të Covid-19.

“Nuk ka nevojë të shkohet larg, në vende të perëndimit. Kosova e Maqedonia e Veriut janë vende shembull. Këto shtete kanë vendosur të shtyjnë taksa, kryeministri kërkon të gjitha. Kryeministri kërkon të paguhet cdo lloj takse. Nuk po merrem as me Greqinë, as me Rumaninë, as me Bullgarinë, e lërë Gjermaninë e Amerikën.

Në Greqi, është dhuruar 10 përqind e buxhetit. Sot ekonomia e vendit duhet mbajtur me cdo kusht me transfizion të gjakut. Ekonomia do ketë probleme. Rama po e dërrmon biznesin. Rama ka bërë makabër ekonomike, ka cuar shumë larg borxhin. Mos të ishte presioni i opozitës Shqipëria do shkonte në tension social. Do na duhen më shumë se 1 vit të marrim veten”, vlerësoi ai.

Po ashtu, Bozdo tha se Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk dialogon as me opozitën dhe as me biznesin, duke lënë jashtë loje grupet e interesit.

“Ky është kryeministri i vetëm në botë që nuk flet jo vetëm me opozitën, por as me biznesin. Nuk negocion me biznesin. Por në vend të kësaj, thotë se duhet t’ua marrim paratë të pasurve dhe t’ua japim atyre që nuk kanë. Ne nuk kemi asnjë lloj pakete. Kjo është përqasje kozmetike dhe anormale.

Kryeministri  Conte prsh është ulur me të gjitha palët, edhe me biznesin. Rama nuk dëgjon grupet e interesit duke vendosur të mos reflektojë fare. Kryeministri po vazhdon me mos-kokëcarje. Zotëria ka një skenar për të përfituar politikisht, duke mos u marrë realisht me politika”, theksoi Bozdo.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb