Gjithçka është gati për Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2020. Ndaj Italisë është një klasike, por për trajnerin iberik Luis Enrique është akoma më shumë.

Duke lënë pas episodin e Botërorit 1994, kur u godit nga Tassotti, Enrique përmend faktin se ishte Roma ajo që e lançoi në botën e trajningut. Sipas tij, ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

“Italia është një vend që më pëlqen shumë, gjithmonë përpiqem ta vizitoj. Është mirë të luash kundër Italisë, do të luajmë edhe në Ligën e Kombeve në tetor.

Nëse humbas, të jeni të sigurt, do të bëj tifo për Italinë në finale. Sido që të shkojë, do ta drejtoj Spanjën edhe për Kupën e Botës. Jam një lider, por nuk dal në fushë, dalin djemtë. Ata janë të etur për sukses.

Më vjen keq që Sarabia do të mungojë, ashtu si në krahun tjetër Spinazzola. Sa më shumë lojtarë të mië në fushë, aq më i bukur do të ishte spektakli” –  deklaroi ndër të tjera Luis Enrique në konferencën për shtyp.

Të dy trajnerët folën me superlativa për kundërshtarin, por secili do donte të shkonte skuadra e tyre në finale. Fakti që nuk ka favoritë e bën akoma më misterioz ekipin që do të shkojë në finale. Fitoftë më i miri thuhet në këto raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb