SHBA – “Jam mashkulli më i lumtur në planet”. Kështu ka thënë aktori i njohur Richard Gere pas dasmës me 33-vjeçaren, Alejandra Silva. 68-vjeçari dhe bashkëshortja e tij e tretë janë njohur në vitin 2014.
hello-gere0406b
Në një intervistë për “Hello” ku ka pozuar së bashku me gruan e tij, Gere ka treguar se ndihet mashkulli më i lumtur në botë. “E si të mos jem i tillë kur jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të thjeshtë, argëtuese, e durueshme, e gatshme të fal dhe një kuzhiniere e mrekullueshme”- vazhdoi më tej aktori.

Po ashtu edhe 33-vjecarja nuk i ka kursyer fjalët më të mira për bashkëshortin e saj. “Më duket sikur po jetoj në një përrallë. Ai është një mashkull i mrekullueshëm, i ndjeshëm, i kujdesshëm, dhe më argëtuesi që kam njohur ndonjëherë”- ka thënë Alejandra.

MADRID, SPAIN - MAY 31: Alejandra Silva and Richard Gere attend the 'Norman: The Moderate Rise and Tragic Fall of a New York Fixer' (Norman: El Hombre Que Lo Conseguia Todo) premiere at the Callao cinema on May 31, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Europa Press/Europa Press via Getty Images)

Kjo është martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ai ka një djalë 17-vjeçar me Loëell, Homer.

Ndërsa për Alejandrën kjo është martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind Friedland, djali i manjatit të minierave amerikane Robert Friedland.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: