Kryeministri Edi Rama ka takuar publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një takim të këndshëm me një shqiptare. Bëhet fjalë për Hasijen nga Maqedonia e Veriut, me të cilën Rama u takua rastësisht në perëndim të Vjenës, në Austri.

Rama mes të tjerash përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkë me zonjën.

BISEDA
Rama:
Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; ‘Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej’. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenaret që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.

Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në mal të zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë
Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: