SHBA

Lady Gaga, në një intervistë të fundit ka folur mbi mënyrën si gjendja e saj depresive ka ndikuar në realizimin e albumit të ri.

Këtë verë ylli i muzikës pop publikoi albumin e gjashtë, ‘Chromatica’, i cili adreson çështje të rëndësishme, duke përfshirë sëmundjet mendore dhe shërimin e traumës (të gjitha këto nën ritmin e muzikës).

Në numrin e ri të ‘PEOPLE’, 34-vjeçarja tregon si përdori muzikën për ta nxjerrë veten nga depresioni dhe gjendja e rënduar mendore.

“Zgjohesha në mëngjes dhe ia kujtoja vetes se isha Lady Gaga. Pastaj dëshpërohesha sepse nuk doja të isha vetvetja, nuk doja të isha Lady Gaga. Gjithmonë jam ndjerë e kërcënuar nga fama ime dhe nga ritmi i jetës që më krijoi karriera që ndoqa.”

Gaga është treguar e sinqertë duke u shprehur se për vite me radhë ajo i është dedikuar karrierës muzikore, duke lënë pas dore traumat emocionale dhe fizike, sidomos pas sulmit seksual që përjetoi në fillimet e karrierës së saj.

Ajo ka thënë se para se të fillonte të punonte për albumin ‘Chromatica’, po luftonte me PTSD (posttraumatic stress disorder) dhe fibromialgjinë.

“Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje depresive thjesht duke mos dashur të bëj asgjë”, shprehet Gaga. “Dhe pastaj më në fund, ngadalë fillova të bëj muzikë dhe të tregoj historinë time përmes këngëve.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb