Analisti Andi Bushati i ftuar në ‘Open’ deklaroi se është ndjerë qytetar bjellorus kur kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë fushatës se ‘kush prish zgjedhjet, nuk ka vizë amerikane’.

Bushati tha se midis Moskës që mbështet Lukashenkos dhe SHBA Ramën, për të nuk ka asnjë diferencë, duke shtuar se autokratët janë të gjithë njësoj.

Bushati: Do ja japim vazhdimisht çelësat, pa vënë në punë trurin tonë. A ngremë dot pyetjen?

Zheji: Duhet të futemi në politikë. Sa influencer jemi? Nuk jam kaq klishe.

Bushati: Ata amerikanët edhe kanë dështuar.

Zheji: Jemi në perëndim edhe për natyrën e debatit. A i kemi bërë hesapet me Ukrainën? Jemi ne pjesë e kësaj vendimmarrje? Apo na thonë rreshtohuni?! është ajo simbolika e gjarprit që kafshon bishtin e vetë.

Bushati: Mua në është dukur vetja si qytetar i bjellorus, kur thoshte kryeministri: Kush guxon që të prishë zgjedhjet e mia moniste, s’do i jepet viza për amerikane. ‘Kush guxon të prishë zgjedhjet’….ça ka ndryshim nga Bjellorusia kjo? Midis Moskës që mbështet Lukashenkon dhe Uashingtonit që mbështet Edi Ramën, s’do diferencë të madhe. Ata që mbështesin autokratë janë të gjithë njësoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb