Këngëtarja britanike Adele ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze “Vogue” është shprehur se albumi i saj i ri u regjistrua për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë pse ajo dhe babai i tij u divorcuan.

“Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij regjistrimi, kur ai është në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të ‘çmontoj’ gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime,” tha ylli për Vogue.

Cover

“Kjoka ndikuar shumë tek ai. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj,” shtoi ajo.

33-vjecarja ka dhënë intervista të veçanta për edicionet britanike dhe amerikane të Vogue ndërsa përgatitet të nxjerrë albumin e saj të katërt të shumëpritur. Ai do të titullohet 30  e cila është mosha në të cilën ajo u martua me partnerin e saj Simon Konecki. Ajo paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2019 .

“Thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua,” shpjegoi ajo. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja. Unë nuk isha e mjerë , por do të isha e mjerë po të mos e vendosja veten në radhë të parë”- tha ajo.

Në intervistat, superylli i popit iu drejtua edhe humbjes së peshës, pasi fotot e fundit të saj të dobësuar në Instagram u bënë objekt diskutimi.

“Bisedat më brutale po i bënin gra të tjera për trupin tim. Isha shumë e zhgënjyer me këtë. Kjo më lëndoi ndjenjat”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb