Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është një nga artistet më të preferuar nga fansat. Bukuroshja bionde kujdeset që t’i mbajë të përditësuar ato, duke publikuar në rrjet, foto e video të shumta nga aktiviteti i saj ditor.

Së fundmi, ajo është takuar me një tjetër shqiptare të njohur. Bëhet fjalë për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin.

Në një video të publikuar nga Bebe në Instagram, shihet teksa ajo qëndron pranë Kryemadhit në një lokal të Los Angeles, ndërsa po përgatiteshin për të shijuar mëngjesin së bashku.

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur, jemi duke ngrënë mëngjes”, u shpreh Bebe në video.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb