SHBA

Dy ditë më parë u përfol se Gigi Hadid është në pritje të ëmbël dhe po e shijon më së miri këtë periudhë. Modelja e famshme në një intervistë të rrallë virtuale për Jimmy Kimmel, ka folur për herë të parë rreth shtatzënisë së saj, ku ka pohuar se ndodhen në qiellin e shtatë.

Ajo u shpreh se do të donte ta konfirmonte këtë lajm kaq të gëzuar sipas mënyrës së saj dhe ajo nëpërmjet thashethemeve online.

Gigi Hadid shtoi se ajo dhe familja e saj janë të lumtur që në këtë kohë pandemie gjendet çdo ditë në shtëpi për ta shijuar siç duhet shtatzëninë.

Modelja rrëfeu me shumë humor se si ka neps vetëm për petulla madje dhe festa e saj e ditëlindjes kishte nga një petull për çdo gatim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: