“Jam një i vdekur që marr frymë vetëm për të vënë dinjitetin në vend”, kështu e përshkruan gjendjen e tij 61 vjeçari Izmir Duraku. Nëse viti 2020 ishte I vështirë për të gjithë për shkak të sfidave që solli, për Izmirin ishte shkatërrues. Në 6 qershor jeta e tij ndryshoi komplet rrjedhë. Nga një nënkomisar policie me 20 vite eksperiencë që së fundmi drejtonte stacionin policor në Fusharrës ai u akuzua publikisht si përdhunues.

Pasditen e 6 qershorit u thirr nga kolegët në zyrë për në sqarim dhe sapo hyri brenda saj pa në flashin informativ të televizorit emrin e tij dhe mësoi se ishte arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Situata e tij ishte kritike por peshën në të rëndë e ndjeu për familjen. Do preferonte më mirë vdekjen sesa bashkëshortja, fëmijët dhe fisi I tij të lexonin për çfarë ai ishte arrestuar.

Për fatin e tij të mirë familja I qëndroi pranë, por struktura e policisë të cilës I kishte shërbyer një jetë jo. Nuk u prezumua I pafajshëm as nga drejtori I policisë dhe as ministri I brendshëm të cilët në qëndrimet publike iu drejtuan me fjalë të rënda dhe e përjashtuan nga policia.
Por e drejta për Izmirin nuk do të vononte. Vetëm një ditë më vonë atij iu hoqën prangat nga dora dhe arrestimi I tij u quajt I paligjshëm. Prokuroria nuk regjistroi asnjë çështje në ngarkim të Izmirit, por ai ende quhet I padenjë nga ana e uniformave blu.
Ish nënkomisari I policisë Izmir Duraku do të jetë sot pjesë e emisionit me zemër të hapur ku do të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur këto 6 muaj me çështjen e tij. Pse komisioni I apelimit e quan të fajshëm kur vetë organi I akuzës nuk ka asnjë çështje të ngarkuar ndaj tij. Po familja e Izmirit? Si u ndje ajo pas kësaj akuze të rëndë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb