TIRANE

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotēm në “Wake Up”. Ajo është komentuar gjatë për jetën e saj private, pasi u bë publike lidhja e saj me një djalë të quajtur Arbër.

Kurioziteti vjen edhe për faktin se ajo është shumë hermetike dhe e rezervuar në këtë drejtim. Megjithatë duket se Nevina është bezdisur nga lajmet për jetën e saj private dhe dëshiron që fokusin ta vërë tek karriera.

“Jam tërhequr në atë që kam thënë lidhur me një marrëdhënie timen, jam penduar sepse është abuzuar në portale”, u shpreh Nevina. Megjithatë moderatorja nuk mohoi edhe mundësinë që të jetë në një lidhje aktualisht. Kujtojmë se Nevina po përgatitet për emisionin më të ri “Kinostar”, ku përveç rolit të moderatores do të ketë edhe atë të bashkëautores.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: