Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave për dhënien e dekoratave të vdekurve. Në daljen e përjavshme me gazetarët, Kreu i Shtetit tha se ai është Presidenti që theu tabutë, sepse një akt i tillë ishte anashkaluar në 30 vite.

Sipas tij, shqetësim nuk është dekorimi i Vojo Kushit apo Selam Musait, por i Avni Rustemit, ndërsa shtoi se duhet të bashkëpunojë me Parlamentin e ardhshëm për të dekoruar këdo që ndëshkon tradhtinë ndaj atdheut.

“Ajo që duhet t’iu them është se shqetësimi i vërtetë nuk është as dekorimi i Vojo Kushit, Selam Musait, etj, por i Avni Rustemit. Me parlamentin e ardhshëm duhet të bashkëpunojnë për të pasur një dekoratë tjetër të veçantë për çdo shqiptar të ndershëm që ndëshkon tradhtinë ndaj atdheut. Ishte detyra ime të thyej tabutë, sepse ky akt ishte anashkaluar, ndoshta për shkak se këtë figurë e kishin parë si kundërshtarë të Zogut, apo për shkak të bindjeve politike. Unë e kam vlerësuar si një akt shtetformues, sepse i dha fund përdorimit të kulisitëve të brendshëm për të formuar shtetin shqiptar. Zotëria që kreu këtë akt shtetformues doli i lirë dhe u zgjodh e votua nga shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: