Të shumtë janë ata që janë pro ndryshimeve në futboll dhe kundër vendimeve të fundit të UEFA-së. Një prej tyre duket Giorgio Chiellini, me futbollistin e Juventusit që nuk e ka problem të pozicionohet dhe t’i thotë gjërat troç, në një intervistë të dhënë për La Stampa. Chielli shprehet se e dëshiron Superligën Europiane, sakaq beson se insititucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë po bën shumë pak për të afruar tifozët në stadium.

 


“Jam ende një futbollist, por kam aq shumë eksperiencë sa të mendoj se ka ardhur koha për disa ndryshime në futboll. Në Serinë A për shembull nevojitet të futen sa më shpejt ‘play off’-et, pasi kështu kampionati është jo vetëm shumë i gjatë, por me këtë sistem pse të mos ketë për shembull nga 2 në katër InterJuve, Inter-Milan apo Milan-Juve. Ka ardhur koha që të afrojmë sa më shumë spektatorin në stadiume, t’u ofrojmë më shumë mundësi dëfrimi familjeve, siç bëjnë në Amerikë, ku ndeshjet janë një mundësi për të kaluar një pasdite ndryshe, teksa luhet futboll.Pro Super Ligës? Po, sepse sa e thashë. Është më bukur që të ndeshen 10-20 ekipe të forta mes tyre, që kanë shumë tifozë sesa 10 të forta dhe 20 më pak të forta. Kohët kanë ndryshuar dhe unë jam i sigurt se UEFA e pëlqen shumë idenë e Anjelit, Perezit e Laportës, por ka frikë që të dalë nga një sistem që tashmë është vjetruar shumë.

 Tjetër frikë është edhe të pranuarit se në qarkullim ka njerëz që ditë të projektojnë ide të reja, se si të afrojnë më shumë para, por edhe më shumë njerëz në impiante.Dhe çfarë bën UEFA, në vend që t’i mbajë pranë, vendos t’i largojë largpamësit, pasi ka frikë se joshja mund të jetë aq e madhe sa të hedhë në erë sistemin e vjetër, ndonëse ky sistem do të hedhë në erë shumë klube të mëdha në botë, siç tregoi pandemia” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb