Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë të hënë Dervishaj nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, teksa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se 3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ne gjykate, për të bërë vlerësimet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb