Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli gjerë e gjatë për reformën në drejtësi.

Xhafaj theksoi se është shokuar nga fakti që në sistemin e drejtësisë kishte kaq shumë njerëz, të përlyer me afera kriminale. Ai shton se reforma në drejtësi nuk ka shans që të dështojë.

“Ambasadorët kryesisht flasim për zhvillimet e pritshme të reformës në drejtësi. Ambasadorët kanë ardhur në periudhën e implementimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka për të dështuar asnjëherë. Para reformës në drejtësi, ne jemi një republikë e cunguar. Republika jonë nuk ka qenë në bilancin e kontrollin mes tre pushteteve, por ka pasur një pushtet ose maksimumi dy. Tani që po krijohet republika, thuhet dështim.

Me reformën në drejtësi po bëhemi Republikë normale. Drejtësia shitej dhe blihej. Reforma në drejtësi do të zhbëjë për ata njerëz që kanë shkatërruar drejtësinë. Nuk ka shans që ta kapë as Rama, askush tjetër. Deri dje, drejtësinë e kontrollonte politika. Është i vetmi vend ku politika “fut pak duart” është Gjykata Kushtetuese. Prokuroria sot nuk është më një sistem i centralizuar. Në shumë institucione ndërhynte politika, ndërsa tani shumë organe nuk varen politikisht. Ky proces perfekt nuk është, por askush nuk e kishte menduar se sistemi është kaq i inkriminuar”, tha Xhafaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb