Ish-futbollisti i Kombëtares, Eduard Abazi, ishte i ftuar special përmes “Skypes” i emisionit “EUROMANIA”, të moderators Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Abazi prej shumë vitesh punon dhe jeton në Portugali, teksa aktualisht mban postin e shefit të zbulimit të talenteve te Boavista. 53-vjeçari bëri një analizë në prag të ndeshjes që luzitanët do të luajnë ditën e sotme ndaj Francës, teksa ndër të tjera u shpreh:

GOLI ME ROVESHATË KUNDËR LITUANISË – “Nuk e harroj kurrë. Kur jep rezultat ekipit është kënaqësi shumë e madhe. Në atë ndeshje e dominuam totalisht kundërshtarin. Rastet nuk munguan. Ai gol me roveshatë dha kënaqësi për të gjithë.

KARRIERA DHE PORTUGALIA – Ky Europian është më ndryshe se të tjerët, duke pasur parasysh edhe situatën e pandemisë. Po vështirësohet akoma më tepër situata e pandemisë. Portugezët e duan ekipin e tyre kombëtar. Kjo ndeshje ndaj Francës, është deçizive. Jam stërvitur me Deshampin në 92-93 gjashtë muaj. E përshëndes. Franca nuk do të tolerojë, në futboll nuk ka tolerim, ka mënyra më të lehta për të provuar lojtarët.

Në atë kohë kemi qenë 11 të huaj, me Rudi Fëler, Boksiç, etj. Lejoheshin vetëm 3 të huaj dhe ishte e vështirë. Më pas kalova në Austri. Që në atë kohë kishte prirje për t’u bërë trajner i madh. Ishte e pritshme që një ditë do të shkonte në këto nivele. Kam miqësi private edhe me presidentin e federatës franceze.

ECURIA E PORTUGALISË – Loja e Portugalisë me Gjermaninë, la njollat e veta. Por Portugalia ka një skuadër, me 70 lojtarë, që kanë një perspektivë shumë të mirë.

Prezenca e Ronaldo në fushë ka një ndikim të madh. 3 golat e shënuara deri tani, ia heqin këtë pjesën e moshës. Nga 36 vjeç e bëjnë 26-vjeç. Sot shpresoj që të dyja ekipet të japin maksimumin dhe të ketë një festë futbolli dhe të dyja këto ekipe të kualifikohen. Sa më gjatë të shkojnë në Europian, aq më interesant bëhet EURO 2020.

MENTALITETI I PORTUGALISË – Në futboll mentaliteti i dallon ekipet e mëdha dhe të vogla. Kundërsulmi i Portugalisë ndaj Gjermanisë ishte perfekt. Gjermania nga mentaliteti i fortë nuk e lëshoi lojën, duke e favorizuar dhe duke e kaluar me sukses lojën. Për mendimin tim mentaliteti portugez duhet të ndryshoj.

Portugalia në çdo pozicion ka nga 4-5 lojtarë. Portugalia nuk ka luajtur asnjëherë me pykë, por ka luajtur me sulmues që dinë të gërshetohen. I ka të gjitha elementët. Për të mos folur për mesfushën.

PSE NUK KA FUTBOLLISTË SHQIPTARË NË PORTUGALI? – Janë provuar mbi 10 lojtarë, të gjithë kanë kaluar pozitivisht. Sot do të vendosi kolektivi, shpresoj që të vendosë Ronaldo, me qenë se është në fund të karrierës”,  – u shpreh Abazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb