Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme si me skuadrën e Espanjolit, ashtu edhe me Kombëtaren. Fieraku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, teksa në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera u shpreh:

TITULLAR NË LA LIGA- Në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri, kam besim tek lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Dua të them se me Espanjolin po shkojnë gjërat shumë mirë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

STILI I LOJËS ME KOMBËTAREN- Dhe në Kombëtare bëj të njëjtën lojë, por në Kombëtare luajmë me sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër. Jam më shumë në kontakt me topin te Espanjoli. Jam maksimumin kudo. Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ushtar që zbatoj rregullat, si këtu edhe te Espanjoli.

VËSHTIRËSITË NË LA LIGA- Një shqiptar e ka të vështirë, kam luftuar dhe punuar shumë të arrij këtu ku jam. Nuk është shumë e lehtë, më e rëndësishme është që të vazhdoj me këtë rritëm dhe të kaloj më lartë, është e vështirë, por me punë dhe seriozitet, arrihet çdogjë.

SHANSET PËR VENDIN E DYTË- Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira.

TRAJNERI REJA- Më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë, i shpreh falënderime. Të vazhdojmë me këto rritme. Të futemi për të fituar në këto dy ndeshje dhe për të arritur qëllimet tona”, u shpreh Keidi Bare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb