Një incident i vogël për aktorin Daniel Craig, i cili gjatë xhirimeve të ‘Spectre’, ku luan rolin e James Bond, ka thyer gjurin dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Protagonisti kryesor i filmit ka xhiruar në Meksikë, por fundjavën e kaluar i është dashur të kthehet në New Jork, ku mendohet se është kryer edhe operacioni.
Një zëdhënëse për studion e prodhimit ‘Eon Productions’ ka deklaruar: “Gjatë një ndërprerjeje të planifikuar të filmit, Daniel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e marrë në gju.
Ai do të rikthehet për xhirime më 22 prill.” (da.xha/BalkanWeb)