James Brown mund të mos ketë vdekur nga infarkti. Lajmin e bën të ditur Cnn pas një hetimi të nisur në 2017 dhe pasi ka intervistuar rreth 140 njerëz. Dyshimet për vdekjen e Godfather of Soul kanë ardhur pas një seri intervigimesh, që networku do t’i transmetojë në tre pjesë.

Sipas reportazhit, 13 njerëz, mes të cilëve familjarë, menaxher dhe vetë mjeku që ka firmosur certifikatën e vdekjes në 2006, kërkojnë që të kryhet autopsia. “Ai ndryshoi shumë shpejt- ka thënë doktori Marvin Crawford që u kujdes për të deri në momentin e fundit- nuk e kisha parashikuar kurrë që do të kishte një infarkt.

Por ai vdiq po atë natë dhe unë gjatë gjithë kësaj kohe e kam pyetur veten, çfarë nuk shkoi mirë atë natë, në atë dhomë’.

Zyrtarisht Brown vdiq nga një infarkt në moshën 73 vjeçare në ditën e Krishtlindjeve të 2006. 12 vjet më pas, sipas Cnn, vetëm një autopsi dhe një hetim mund të zbulojnë shkaqet e vërteta të vdekjes. Gjithashtu në hetime është përfshirë edhe vdekja në 1996 e gruas së tij të tretë Adrienne Brown.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb