James Rodriguez i la largua i zemëruar verën e kaluar nga Real Madrid për të nisur një aventurë të re te Bayern Mynchen ku duket se ka gjetur jo vetëm formën e tij më të mirë por edhe lumturinë.

Kolumbiani erdhi ne formë huazimi për 2 vite te gjermanët, por kreu ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmon se kanë mundësinë të nënshkruajnë me James për një marrëveshje të përhershme prej 42 milionë euro, megjithëse theksoi se nuk kishte nxitje për shkak të klauzolës.

James, i cili shënoi golin e tij të shtatë dhe dha asistin e 11-të në Bundesligë, në fitoren 3-1 të së shtunës, në Këln, pranon se do të jetë i kënaqur të qëndrojë në Bavari për një kohë të gjatë: “Po bëj shumë mirë. Është një ligë e mirë këtu në Gjermani, stadiumet janë plot. Kam ardhur këtu me një perceptim të ndryshëm. Jam mirë, shpresoj të qëndroj këtu. Ndihem shumë mirë”.

Bayern Munich kryeson me 24 pikë të qarta avancë nga ndjekësi më i afërt, në krye të Bundesligës, me ndeshjen e fundit të kampionatit të mbetur kundër Stuttgart, para se të takohet me Eintracht Frankfurt në finalen e “DFB-Pokal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb