Filmi do të drejtohet nga Henry Joost dhe Ariel Schulman ( regjisorë të Paranormal Activity 3, Paranormal Activity 4 dhe horrori Viral), të cilët do të transformojne në imazhe dhe ndoshta do të ripunojnë, një skenar përkohësisht të titulluar ‘Power’.

Ndërkohë që ende nuk dimë shumë rreth rolit të Jamie Foxx, dimë se Joseph Gordon-Levitt do të interpretojë një polic i cili duhet të zhdukë një drogë që po krijon varësi të jashtëzakonshme në rrugët e Portlandit.

Substanca narkotike ka aftësinë për t’i dhënë superfuqi kujtdo që e merr. Kjo do të thotë se karakteri i Gordon-Levitt do ti duhet ta provojë gjithashtu, përndryshe ai kurrë nuk do të ketë sukses në ndalimin e personave përgjegjës.

Xhirimet do të fillojnë muajin e ardhshëm jo në Portland, por në New Orleans për një publikim akoma per tu vendosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb