Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Transgjinorëve, Jamie Lees Curtis ka dashur të shprehë dashurinë e vajzës së saj trans përmes Instagramit të saj.

Ylli 64-vjeçar i filmit, së fundmi i ka dërguar mirënjohjen vajzës së saj në një fjalim pasi fitoi Oscarin për aktoren e parë. 27-vjeçarja i zbuloi nënës së saj në vitin 2020 se ishte transgjinore.

“Dashuria është dashuri. Dashuria e nënës nuk njeh gjykim”, shkroi ajo fillimisht përpara se të vazhdonte: “Si nënë, unë qëndroj në solidaritet të plotë me fëmijët e mi teksa ata ecin vetë, me mendjet e tyre, trupat e tyre dhe idetë e tyre. Në këtë ditë të transgjinoreve, unë dhe vajza ime jemi bashkë #transvisibilityday”, ka shkruar Curtis bashkangjitur fotos së tyre.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit e aktores që kanë nxituar të shprehin dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Në vitin 2020, Ruby u zbuloi prindërve të saj se ishte transgjinore, por aktorja e njoftoi këtë një vit më vonë, në verën e 2021.

Gjatë një interviste me People po atë vit, vetë Ruby u shpreh: “Ishte e frikshme – vetëm fakti që po u tregoja atyre diçka për mua që ata nuk e dinin. Ishte frikësuese – por nuk isha e shqetësuar. Jam pranuar gjatë gjithë jetës sime”.

Curtis kishte thënë në deklaratat e saj: “Ky vend është ndërtuar mbi lirinë. Një ide thelbësisht e thjeshtë se kushdo që jeton këtu duhet të jetë i lirë të ëndërrojë dhe të arrijë lirisht atë që dëshiron. Tani politikanët thonë se prindërit që u japin fëmijëve të tyre terapi për konfirmimin e gjinisë janë kriminelë dhe meritojnë të burgosen. Këto ligje janë diskriminuese, të padrejta dhe jo-amerikane. Si prind krenar i vajzës sime transgjinore, zotohem të përdor lirinë time të fjalës dhe të drejtën time për të votuar, për të mbështetur fëmijën tim dhe të gjithë fëmijët që përpiqen të jetojnë të lirë ashtu siç janë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb