Fillimi i vitit zakonisht është kohë e vendimeve dhe shumica e njerëzve në janar marrin vendime që kanë të bëjnë me muajt në vijim. Mirëpo, një numër i madh njerëzish shpejt heqin dorë. Tim Bono, psikolog në Universitetin e Washingtonit në St. Louis thekson që vendimet është më mirë t’i merrni në pranverë sesa në janar.

Në të vërtetë, pranvera me vete sjell edhe humor më të mirë, për dallim nga janari i ftohtë dhe depresiv.
“Ndoshta duhet të harrojmë që janari është koha më e mirë për marrje të vendimeve. Ndoshta ky është muaji më i vështirë për ndryshime”, ka thënë dr. Bono dhe ka shtuar që koha e ftohtë vështirëson arritjen e qëllimeve të dëshiruara.

Gjithashtu konsideron që “rënia” e humorit e cila vjen pas festave nuk është asesi zgjedhje e mirë për ndryshime. Kjo mund të thotë më pak motivim për vendime të reja.
Bono ka sqaruar se madje edhe ata të cilët jetojnë në kushte më të ngrohta klimatike kanë probleme me marrjen e vendimeve, sepse në dimër ditët janë më të shkurtra.
Shpesh nënvlerësojmë sa mund të ndikojë te ne drita e diellit. Ditët e para të janarit janë ditët më të shkurtra të vitit. E dimë që drita e diellit kur hyn në sistemin e shikimit aktivizon rrathët e neuroneve të cilat janë të lidhura me gjendje të shumta psikologjike.

“Disa njerëz dalin nga shtëpia nëpër errësirë kur shkojnë në punë, ndërsa në shtëpi sërish kthehen nga puna nëpër errësirë. Kufizimi i dritës së diellit mund të ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme edhe në nivel energjie”, thekson Bono.

“Vetëm kujtoni të gjitha ato që veprojnë kundër jush në atë kohë të vitit. Nuk ka asgjë të keqe të prisni disa muaj kur rrethanat të jenë më të mira dhe më të përshtatshme për të marrë vendime”, përfundon Bono.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: