Në konferencën e sotme ku u prezantua i buxheti i 2022 për Ministrinë e Arsimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një perspektivë të re për Arsimin.

Ai u shpreh se vendi i punës duhet të meritohet dhe jo të fitohet sipas kahut politik.

Rama më tej theksoi se një tjetër problem në arsim janë edhe Drejtoritë e Shkollave, pasi sipas tij ka drejtues që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë, ndërsa sqaroi se duhet bërë një skanim i plotë për ti dhënë vendin atyre që e meritojnë.

“Kemi vendosur një fond për sportin. Kemi futur edukimin fizik i cili ishte hequr fare. Do të shtohen klasat sportive të shkollës, në mënyre që të rinjtë të kenë një alternativë. Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës, ne kemi bërë shumë për mësuesit, për ti nxjerrë nga vorbulla e pasigurisë për shkak të politizimit, korrupsionit të bakshishit që e bënte profesionin të pasigurt. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit në këtë sistem mund të thuhet që është përqindje e vogël.

Por në raport me të shkuarën nuk kemi bërë shumë për drejtimin e shkollave. Kemi drejtuese shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty. Kemi drejtues shkollash që janë aut…dhe këtu është e qartë për mua, për ministren dhe duhet të jetë e qartë për Drejtorinë që duhet ndërhyrë, në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa ata që nuk e meritojnë. Nuk ka rëndësi çfarë bindje politike ke , apo nga je…Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës , apo ka një koordinimin nga lart brenda shkollës është e pamundur… Pika më e fortë e sistemit tonë para universitar janë mësuesit , në radhë të parë mësueset, burrat të më falin. Duke filluar nga mësueset duhet ti japim më shumë motivim,, patjetër që do ti paguajmë çdo vit e më mirë”, tha më tej Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb