TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se të rinjtë janë braktisur nga kjo pakicë uzurpatore, e cila i ka shpallur luftë rinisë në Shqipëri.

Meta shpreh mbështetjen për të rinjtë që të kenë një përfaqësim sa më të fuqishëm në politikë.

“I kam mbështetur dhe i mbështes të rinjtë që të kenë një përfaqësim sa më të fuqishëm në politikë, në vendimmarrje jo thjesht për karrierat e tyre personale, por që ata të luftojnë për çështjet e të rinjve, të cilat janë braktisur nga kjo pakicë uzurpatore, e cila i ka shpallur luftë rinisë në Shqipëri dhe që i nxit të largohen nga vendi përmes shpopullimit”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: