Kreu i qeverisë shqiptare iu ka bërë thirrje bizneseve që janë hapur dhe atyre që do të hapen në 27 prill, që të pajisen me lejet përkatëse sipas protokollit, pasi në të kundërt do të gjobiten. Në një komunikim në ‘FB’ kryeministri tha se nuk do të tolerohet asnjë shmangie, ndërsa ka kujtuar masat e reja.

Mes të tjerash ai thekson se me hyrjen në fuqi të masave të reja në Kodin Penal, Rama nënvizon faktin se ndryshimet u bënë në dakordësi të plotë bashkë me presidentin Ilir Meta, duke kujtuar edhe konfliktet me këtë institucion.

“Folëm në mbledhjen e qeverisë për domosdoshmërinë e zbatimit të protokolleve nga bizneset. Po hapim dhe do vazhdojmë të hapim bizneset. Për s’do lejojmë që të shmanget protokolli. Me hyrjen në fuqi të masave të reja, në Kodin penal, për të cilat janë dakord dhe qeveria dhe presidenti. Pse e them këtë? Sepse ju mund ta imagjinoni vet se sa të domosdoshme janë masat e reja, ku përderisa dy palë që vinë nga një konflikt jo i vogël para 1 muaj e pak, kanë konsensus të plotë në funksion të mbrojtës së shëndetit të njerëzve. Që do të thotë se pasojat e shmangies së protokollit janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme penalisht. Mund të imagjinoni se sa të domosdoshme dhe më rëndësi janë këto masa. Shmangim e protokolleve janë të pashmangshme. Një trim që deri sot hapte lokalin e lagjes. Dje gjobitej. Sot kapet, gjobitet, i sekuestrohet malli dhe përfundon pas hekurave. Sot nuk shkohet deri në punë si dje. Për të hapur dyqanin për bërë he lejë. Por shkohet dhe për të mbrojtur personelin dhe blerësit. Mund të përfundojnë pas hekurave dhe ata që me apo dashje mund të përhapin covidin. Ndaj mos i hapni qepenat nëse nuk merrni leje te portali i urryer E-Albania. Taks forca operacionale po ngrihet dhe s’do të tolerojë nëse nuk gjen në biznesin tuaj vërtetimin që jeni hapur. Mos harroni që të merrni autorizimet për automjetet për punë. Autorizimet me email për të lëvizi brenda fashës së orareve, të hënën në 27 prill s’do të kenë vlerë.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: