TIRANË

Avokati i grupit “Bajri”, Arbër Hoxhaj, ka folur për mediat pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për të mbrojturit e tij. Ai tha se pretendimet e ngritura për akuza të reja ndaj klientëve të tij nuk janë gjë tjetër, por ngjajnë më tepër me një flluskë sapuni. Më tej avokati ka treguar edhe reagimin e klientëve të tij, të cilët mësohet se vendimin e gjykatës e kanë cilësuar si të padrejtë.

“Mund të themi me bindje se kjo është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di se është flluskë sapuni, që do plasë në momentin e parë që cështja do gjykohet në themel. Nuk janë akuza të reja. Ta akuzuarit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Në dijeni tonë, për të hetuarit Behar, Safet, dhe Ilir Bajri, Asmer Bilali  dhe Safet Rustemi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg. Në radhë të parë nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime”-tha Hoxhaj.

Gjykata ka shqiptuar masat e mëposhtme për  personat e arrestuar, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”

1-Behar Brajoviq (Bajri)

2-Safet Rustemi

3-Ilir Rustemi

4-Asmer Bilali

5-Ismet Idrizi

6-Sirjan Alija

Masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”

7-Jorida Murati

Masa e sigurisë  “Detyrim paraqitje”

8-Senad Halluni

9-Florine Hoxha

10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital).

Grupi i strukturuar kriminal “Bajri” akuzohet për punësime fiktive në një sërë institucionesh të vendit, përfshirë edhe Spitalin Rajonal të Shkodrës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb