Feston 80-vjetorin një nga ikonat më të rëndësishme të kinemasë amerikane Jane Fonda.

Rebele nga natyra, në karrierën e saj ajo mban dy Oscar, shtatë nomination, gjashtë Golden Globe, një Emmy dhe një Luani i artë.
Por ajo ka qenë një luftëtare e madhe e çështjeve sociale dhe politike mes pacifizmit dhe feminizmit.

Nga seks simbol në vitet 60-të tek pacifiste dhe feministë në vitet 70-të, nga mbretëreshë e aerobisë në vitet 80-të në mbretëreshë e roleve në televizion në vitet 90 dhe deri më sot.

Janë të shumta rolet ku Jane Fonda ka qenë protagoniste në vitet 50-të, por nëse është një gjë të cilën ajo e ka refuzuar gjithmonë, janë etiketat. E lindur në 21 dhjetor 1937 në New York nga martesa e Henry Fonda, një nga aktorët më të mëdhenj amerikan dhe Frances Seymour Brokaw ( që do të vriste veten kur Jane ishte 12 vjeç).
Ajo studioi në kolegjet më të mira europiane dhe dëshira e saj ishte të bëhej modele. Shijon jetën e bukur deri në momentin, kur pothuajse për sfidë, pranon propozimin e Lee Strasberg për të studiuar në kolegjin e Actors Studio në New York.

Joshua Logan do t’i ofrojë shumë shpejt në 1960, rolin e parë si aktore në krah të Anthony Perkins, në komedinë romantike ‘në maje të këmbës’. Vajza që atëherë ishte 22 vjec nuk mund të mos binte në sy edhe për faktin se refuzoi çdo kontratë me le majors.

Jane Fonda mbetet edhe sot një njeri plot kontradikta. Ajo ka qenë gjithmonë kundra cdo gjëje, ka qenë feministe dhe dëshmitare e bukurisë pa moshë, ka fituar çmime si artistja më e impenjuar në çështjet sociale, ka qenë mishërimi dhe pasioni i gjeneratave hipie dhe gjithashtu pjesë e një kristianizmi arkaik dhe patriarkal.

Por mbi të gjitha ka sfiduar shenjat e moshës, ashtu siç vazhdon të bëjë edhe sot, duke qenë tërheqëse dhe joshëse edhe pse 80 vjeç.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: